Home Gjeo-Ekonomia Putin futi trupat në lindje të Ukrainës, Gjermania i jep goditjen e...

Putin futi trupat në lindje të Ukrainës, Gjermania i jep goditjen e parë Rusisë

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka dekretuar njohjen e krahinave separatiste, në lindje të Ukrainës, ka ardhur edhe reagimi i Gjermanisë, e cila ka bërë goditjen e parë për Rusinë.

Mediat raportojnë se Berlini do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sillte gazin rus në Gjermani.

Këtë lëvizje e ka konfirmuar kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha: “Kjo tingëllon teknike, por është hapi i nevojshëm administrativ, kështu që nuk mund të ketë certifikim të gazsjellësit dhe pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të fillojë të funksionojë.”

Zëvendës-kancelari dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck u tha më vonë gazetarëve se furnizimi me gaz i Gjermanisë ishte i sigurt edhe pa Nord Stream 2.

Megjithatë, ai parashikoi se çmimet e gazit do të rriteshin më tej në afat të shkurtër.

Komisioni Evropian tha gjithashtu se furnizimi me energji i Evropës nuk do të ndikohej nga masa sepse tubacioni nuk po funksiononte ende, megjithëse ai është përfunduar.

Ukraina e ka mirëpritur masën./Opinion.al

Share: