Në Luhansk në Jug të Ukrainës banorët ndjehen të tradhtuar nga mosveprimet efektive të Europës dhe SHBA për ta ndaluar pushtimin rus të veriut të këtij rajoni, nisur në 2014.
Në kufirin e Ukrainës me Rusinë ndodhet i dërguari Top Channel gazetari Muhamed Veliu dhe operatori Besfort Kryeziu.
Fillimisht për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, Muhamed Veliu raportoi se Rusia prej orës 21:00 të datës 13 shkurt deri me datë 19 shkurt do te bllokoje dy zona të gjera në Detin e Zi dhe Detin Azov për stërvitje me raketa.
Duke u ndalur në situatën në Luhansk ai tha:
“Rusia ka pushuar 7.2% të territorit të Ukrainës prej vitit 2014.
Nga ata të cilët jetojnë Luhansk që është në kufi me Rusinë, pjesë e rajonit të Donbas, kjo shihet me shqetësim pasi Eurpopa dhe SHBA sipas tyre dështuan ta ndalojnë këtë dhe se sanksionet nuk e kanë dëmtuar Rusinë deri në atë pikë sa ti lëshojë territoret e okupuara.
Pjesa veriore e Luhansk kontrollohet nga rusët kurse nga këtu ku unë jam duke raportuar nga Ukraina.
Ndërkohë duke komentuar zhvillimet diplomatike gazetari Muhamed Veliu raportoi se:
“Kemi dy fushë beteja diplomatike. ShBA e ashpër me Moskën me paralajmërime të forta nëse nder një ofensivë ushtarake do përballet me sanksione të reja që përfshinë eksportim e armëve dhe ngrirje të llogarive bankare.
Nga ana tjetër Gjermania dhe Franca.
Vizita në Kiev e presidentit Macron e ka shtuar presionin mbi Kievin.
Ai ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me Moskën dhe Kievin për të vënë në zbatim Minsk 2 një marrëveshje paqeje e nënshkruar në 2015.
Për ta zbatuar Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e të pranojë brenda territorit të saj ekzistencën e të ashtuquajturave republika ruse.
Jo zyrtarisht zyrtare të Kievit thonë se kjo do të cenonte sovranitetin e vendit e do të shkakto një destabilitet me rrëzimin e qeverisë.
Presidenti Zelensky nuk e ka përmendur marrëveshjen Minsk2, dhe është fokusuar në takimin e të enjtes në Berlin mes Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë.https://www.youtube.com/embed/sMWeYR2pVb0
Top Channel