Home Gjeo-Ekonomia SHBA: Rusia ka hartuar listën e vrasjeve pas pushtimit

SHBA: Rusia ka hartuar listën e vrasjeve pas pushtimit

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe” në rast të një pushtimi.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë pohoi se planifikimi i Rusisë pas pushtimit do të përfshinte tortura, zhdukje dhe “vuajtje të gjerë njerëzore”.

Ambasadori pretendoi se objektivat do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit dhe “popullsi të cenueshme si minoritetet fetare dhe etnike dhe personat LGBTQI+”.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”, thuhej në letër.

Megjithatë, Crocker nuk dha asnjë detaj mbi natyrën e inteligjencës që shkaktoi vlerësimin.

Top Channel

Share: