Nga Ledi Shamku
E kam prit prej kohësh kët shpërfaqje. Kam ndrydh prej kohësh si amanet e si dorzanì vetedijen se çfarë thuhej “për no” nga “shokët teritalsa” qe rrenë dashakeqe.
Ky tranzicion (qe s’po mbaron) trashegoi nga koha e keqe idene e patrazume se veç shkodranët e sidomos katolikët qene ata më t’persekutumit e regjimit.
Si goce tironase e rrugicave qorre, e rritme me dorezanine tonë si vetedije historiko-kulturore (te cilen tironasit e kane art me e trashegu), mundem t’ju them sot me bindje se ishte po aq “hall” të ishe tironas saç ishte me qene shkodran.
Fillimisht na vranë, vranë ata më të shkollumit, siç bënë kudo. E më pas nuk u ndalen, por deshen me na denigru, duke na qujtë thjesht “pijedashës, salepçij, zanatçij, të mbyllun, të trashë, me t’folme të trashë”. Pse ky denigrim? Pse kjo përpjekje e madhe e makinerisë totalitare me denigru e me ul njerezit e qytetit me te shkollum deri n ‘44?
Sot e kuptoj. Regjimin e bezdisi shperfillja e tironasve, disidenca e tyne e heshtur por e paperkulun. Te mos bomit kurre ingranazh i makines gjakatare. Indiferenca qe arma jone e qendreses. Bashke me ngulmin e trashegum per jetesen e mire! Shtrimin e tryezes “si mikroborgjez” jo si hallexhi tolloni. Ruajtja e gjuhës e madje “infektimi” me te i çdo mysafiri. Të gjitha këto si qëndresa për të mos u bashku me fajtorin, as edhe në ritet e vogla të përditshme.
Rruga e vetme qe i mbetej regjimit me e perball ket indiferencë qibare ishte me i hedh sipër bykun e rrenave kuqashe.
Bykun e merr era. E papërkulmja rron sot e gjithë ditën. Tiromasit vijojnë me qenë po aq selektivë e po aq qesëndisës 😊
Shume falemnderes atyne qe dhanë dore e zemer me e hap kët kapitull shume te rendesishem. Kam me bashku edhe une doren e zemren me ta.