Home Gjeo-Ekonomia Ukrainë-Rusi/ Perëndimi në pozicion beteje, NATO zgjerohet në Europën Lindore

Ukrainë-Rusi/ Perëndimi në pozicion beteje, NATO zgjerohet në Europën Lindore

Edhe pse pak ditë më parë Rusia deklaroi se po tërhiqte trupat që ishin vendosur pranë Ukrainës, SHBA dhe NATO deklarojnë se sulmi rus  mund të ndodh në çdo moment.

Trupat amerikane mbërrijnë në Sllovaki për të marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s , ndërsa avionët luftarakë gjermanë Eurofighter mbërrijnë në bazën ajrore në Rumaninë lindore.

Perëndimi është në pozicion beteje, pasi duket se nuk është bindur nga deklaratat për një tërheqje të trupave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën.

Në këtë mënyrë, në një përpjekje për të parandaluar pushtimin rus dhe për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës, SHBA dhe BE po forcojnë mbrojtjen e tyre.

Trupat amerikane kanë mbërritur në Sllovaki për të marrë pjesë në një stërvitje të NATO-s mes tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën.

Stërvitje që do të zhvillohen nga data 5 deri në 10 mars do të përfshijnë 1200 trupa amerikanë dhe 500 automjete.

Në fillim të kësaj jave, NATO akuzoi Rusinë për dërgimin e më shumë trupave në zonat afër Ukrainës në vend që të tërhiqte forcat e saj.

Diplomatët thanë se katër njësi të reja të përbëra nga rreth 4,000 trupa, mund të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki, një zhvillim që do të shënonte ndryshimin më të madh sa i përket qëndrimit ushtarak të NATO-s.

Një kolonë ushtarake gjermane prej 60 automjetesh me 130 burra mbërritën sot në Lituani.

Kjo është pothuajse gjysma e përforcimeve të planifikuara të grupit luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan Joe Biden tha se tani kishte të gjitha indikacionet se brenda disa ditësh Rusia  mund të pushtonte Ukrainën.

Share: