Home KRYESORE Une e di që miresitë kurrë nuk largohen…

Une e di që miresitë kurrë nuk largohen…

Nga Irena Kuka Dragoti

Zemrën e kam mbushur me ty,
Njëtrajtshëm e mbaj në çdo kohë
As në ëndërr nuk e kam zbrazur
As kur largohesh
As kur harron të shkruash
As Kur gjëmon fajet e mia
As Kur xhelozon
Nuk të kam flakur dot
E kam zemrën,sa një shtëpi tani
Ku zjarri bubulak pret kthimin tënd
Ku më shumë se një sofër të pret një dashuri
E pranë oxhaku, malli digjet ngadalë
Eja e me thuaj sa më do
Zemra po më derdhet
Më e paqtë se mungesa është ardhja jote
Më I zjarrtë se zjarri është një buzëqeshje
Unë e di që miresitë kurrë nuk largohen
Ato vec shëndrrohen në një tjetët gjëndje.

Share: