Home KRYESORE Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Sindikata e Punonjësve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ka ngritur shqetësimin se kërkesat e tyre legjitime për pagesat e orëve të natës, po zvarriten pafund nga qeveria.

“Heronjtë e heshtur” nuk do të heshtin më, paralajmërojnë protestë!

Reagimi i Sindikatës së PMZSH:

“Durimi nuk mund të zgjasë përgjithmonë!  
Nisur nga veprimet dhe mosveprimet e disa personave, të cilët vazhdojnë të punojnë në dëm të shërbimit zjarrfikës, që kthejnë dhe rikthejnë VKM-të, duke krijuar vonesa të pajustifikueshme në dëm të gjithë shërbimit zjarrfikës, Sindikata e PMZSH shpreh indinjatën më të madhe.
Indinjatë e cila përforcohet nga mungesa e të ardhurave financiare, të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Një pakënaqësi është mos-pagesa e orëve të natës, megjithëse kjo kërkesë u kalua me aprovim në mbledhjen në Ministrinë e Brendshme.
Por edhe mos-miratimi i VKM nr.350 nga qeveria, përbën një prej pakënaqësive të cilat nuk mund të anashkalohen më.

Na japin kafshatën e bukës, por na kanë marrë jetët peng!

Theksojmë se kjo indinjatë, shumë shpejt do të ngrihet në një nivel tjetër!

Share: