Home Gjeo-Ekonomia Abuzim me çmimet/ 192 mln lekë gjoba, penalizohen tre importues të plehrave...

Abuzim me çmimet/ 192 mln lekë gjoba, penalizohen tre importues të plehrave kimike për bujqësinë

Tre kompani importuese të plehrave kimikë janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës pasi rritën në mënyrë të menjëhershme çmimet dhe nga sot rikthen sërish nën hetim edhe për 1 vit tregun e plehrave kimikë.

Bëhet fjalë për kompaninë Agro Blend e ndëshkuar me gjobë në 118.9 milionë lekë, ndërmarrjen MBM dhe ÇAÇA shpk përkatësisht gjobitur me 66 dhe 7 milionë lekë.

Tre ndërmarrje ishin nën hetim prej një viti së bashku me 7 kompani të tjera të plehrave kimikë Arli Internacional, Eco-Green, Lila, Agro-Means, IAM, Agrohelp-Sa dhe Besniku shpk, pra në total 10 kompani që janë monitoruar nga Autoriteti për sjelljen e tyre në treg.

Gjatë kësaj periudhe thuhet në njoftimin e Autoritetit, tre ndërmarrjet e gjobitura shkelën ligjin për mbrojtjen e konkurrencës pasi përcaktuan njëherësh çmimet e shitjes së plehrave kimikë dap, nitrat dhe ure duke ndarë tregjet.

Denoncimi se tregu i plehrave kimikë është shndërruar në kartel dhe se kompanitë po kontrollojnë tregun është bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe.

Edhe në seancën plenare të së enjtes i Braçe i kërkoi për të disa herë radhazi Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa emergjente për uljen e çmimeve të inputeve bujqësore përfshirë edhe plehrat kimike pasi kjo sipas tij po godet fermerët.

Top Channel

Share: