Home KRYESORE Balla për Bllakon: Drejtësia nuk do të pengohet, nesër në orën 18:00…

Balla për Bllakon: Drejtësia nuk do të pengohet, nesër në orën 18:00…

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako tha se do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë.

Balla njoftoi gjithshtu se është e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imunuteti apo privilegji parlamentar.

“PS nuk do jetë e nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë.

Sapo kryetarja e Kuvendit ka njoftuar edhe thirrjen nesër në oren 18:00 të Këshillit për Rreulloren Mandatet e imunitetet që është institucioni që vihet në dijeni, është vënë në dijeni edhe deputeti Alqi Blako, nartyshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë.

Për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imunuteti apo privilegji parlamentar.

Kam komunikuar, edhe kam komunikuar dhe me kryetaren e Kuvendit sapo ne funksion te ecjes sa me shpejt te procedurave parlamentare”, tha Balla.

Share: