Home KRYESORE Berisha: Do jem në garë për kreun e PD

Berisha: Do jem në garë për kreun e PD

Pas hyrjes në seli, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në garë për kreun e PD. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh:

“Që të them se më detyron të përsëris përgjigjen…pa diskutim që unë do të jem, do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, jo deputet që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur, të ndershme, me rregulla. Nga ana tjetër i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të formojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe i garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Por tani të themi që nuk mund të ketë, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj, ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë, por anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim”./Opinion.al

Share: