Home KRYESORE Berisha: Shtrëngova duart me Bardhin e Alibeajn, ja çfarë diskutuam

Berisha: Shtrëngova duart me Bardhin e Alibeajn, ja çfarë diskutuam

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se sot ka shtrënguar duart dhe u ula e bisedova me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhi”. Ai tregoi se çfarë bisedoi me ta.

“Para se të bisedoja me ju takova shtrëngova dorën u ula e bisedova me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeajn e zotin Gazment Bardhi.

Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh ishte dhe diskutim për problemin. Në këtë diskutim kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD, kontributin e tyre dhe të cdo demokrati. Mund të them se i gjeta të preokupuar për këtë proces por diferencat në mendime ekzistojnë.

Ajo çka gjykoj unë është një detyrim i të gjithë drejtuesve aktualë, është të dialogojnë, debatojnë, të diskutojnë në grupin parlamentar të PD.

Komisioni i Rithemelimit të PD, ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie e mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të PD dhe interesit më të mirë të vendit.

Kam me dhjetra mesazhe nga më interesantet, por midis tyre do vecoj mesazhin që demokratët më dërgojnë “sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, për demokratët dhe nuk është një ditë e mirë për Edi Ramën”.

Sot mesazhi tjetër “është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një beteje të suksesshme ndaj këtij regjimi”-tha Berisha../Opinion.al

Share: