Home Gjeo-Ekonomia Biden ndaloi importin e naftës dhe gazit, Rusia:SHBA na shpalli “luftë ekonomike”

Biden ndaloi importin e naftës dhe gazit, Rusia:SHBA na shpalli “luftë ekonomike”

Pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, për të ndaluar importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus, ka reaguar Kremlini dhe ka thënë se SHBA i ka shpallur një “luftë ekonomike” Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur padyshim një luftë ekonomike Rusisë dhe ata po e bëjnë këtë luftë. Kjo është de fakto e vërtetë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë.

I pyetur se çfarë duhej të bënte vendi i tij për të mbizotëruar në këtë mjedis ekonomik, Peskov tha se Rusia “do të bënte atë që është më e mira për interesat e saj”.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës muajin e kaluar./opinion.al

Share: