Home KRYESORE Bllokimi i rrugëve si protestë për rritjen e çmimeve, disa të arrestuar...

Bllokimi i rrugëve si protestë për rritjen e çmimeve, disa të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë nën hetim në të gjithë vendin

Bllokimi i rrugëve ka qenë një nga veprimet e protestuesve në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Një ditë më parë, rruga u bllokua nga disa protestues dhe në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë. Policia njofton se ka vënë nën hetim shtatë shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”

M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, një ditë më parë, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Në Durrës, për protestën e zhvilluar një ditë më parë, u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, Alehandro Basha dhe Endri Smeli.

Po ashtu, janë vënë nën hetim 50 protestues të tjerë.

Në Shkodër u vunë nën hetim 8 shtetas që penguan kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”.

Për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” u proceduan shtetasit: B. O. 33 vjeç , M. Sh. 57 vjeç, K. D. 27 vjeç, Ç.T.   54 vjeç, L. K. 44 vjeç , Sh. Ç. 34 vjeç , M. B. 38 vjeç ,  K. P. 57 vjeç, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.  T.  55 vjeç.

Në Mirditë janë arrestuar 5 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 13 të tjerë.

Për “Organizim dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë janë arrestuar: M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë.

Po ashtu, janë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën.

Top Channel

Share: