sh-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit mbledhjes se grupit parlamentar, e cila u shoqërua me debate. Ai tha se vendimi që pretendon zoti Alibeaj se Berisha është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së është nul dhe nuk egziston.
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha. Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë. Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, demokratët kanë folur për këtë, kanë folur me 11 dhjetor dhe 6 mars”, tha Berisha./Opinion.al