Home Gjeo-Ekonomia Dita e 14 e luftës në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare për civilët

Dita e 14 e luftës në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare për civilët

Kjo e mërkurë ka shënuar ditën e 14-të luftës në Ukrainë. SHBA është shprehur e shqetësuar nga vendimi i Polonisë për të dorëzuar avionët e saj Mig-29-ët e tyre në bazën amerikane në Gjermani.https://010239b5cafcfcad75cc443105e937c9.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë për mediat është shprehur se dërgimi i avionëve që nisen nga një bazë e SHBA dhe NATO-s në Gjermani drejt një vendi që është në luftë është shqetësuese për aleancën.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba në Turqi të enjten.

09:26 Britania: Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur sukses kundër Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha sot se mbrojtja ajrore e Ukrainës kishte rezultuar e suksesshme kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë. Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi pushtimin rus, ministria tha se Ukraina ka penguar Rusinë në arritjen es ynuar të kontrollit të ajrit. “Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm”, shkruhet në deklaratë.

08:47 Rusia premton sot korridore të reja humanitare në Ukrainë

Rusia njofton se do të sigurojë korridore humanitare edhe sot për ukrainasit që ikin nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol. Po ashtu bëhet me dije se nga ora 7 e mëngjesit forcat do të “vëzhgojnë një regjim heshtjeje”.

08:43 Hapet korridori i evakuimit në qytetin Sumy

Një korridor evakuimi nga qyteti i Sumy, në verilindje të Ukrainës do të qëndrojë në funksion të mërkurën, tha guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy në një postim në mediat sociale. Njerëzit do të mund të udhëtojnë me automjetet e tyre personale, shtoi ai. Gjithashtu, 22 autobusë të përdorur gjatë evakuimit të së martës do të kthehen në qytet nga qyteti qendror i Poltava për të ndihmuar evakuimet nga rreth orës 14:00 sipas kohës lokale, tha ai.

08:00 Zhvillimet e fundit për situatën në Ukrainë

Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin – i cili ka detyruar të paktën 2 milionë refugjatë të largohen nga vendi hyn në ditën e 14-të.

Evakuimi i Sumy: Një  evakuim i përkohshëm  nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy u bë pasi një sulm ajror rus vrau 21 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Rreth 5,000 njerëz u larguan nga qyteti të martën, sipas një zyrtari ukrainas.

 Ndalimi i eksportit të naftës ruse: Presidenti Joe Biden njoftoi një ndalim të importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, një hap që ai paralajmëroi se mund të çojë në rritje të çmimeve të gazit.

Mbretëria e Bashkuar tha se do të heqë gradualisht “importin e naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022” dhe BE tha se planifikon të ulë importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe të heqë gradualisht varësinë para vitit 2030.

Avionët e Polonisë: SHBA-ja po dërgon raketa Patriot në Poloni si një “vendosje mbrojtëse” për të kundërshtuar çdo kërcënim të mundshëm ndaj aleatëve të SHBA-së dhe NATO-s, tha një zëdhënës i Komandës Evropiane të SHBA-së. Më herët të martën, Pentagoni hodhi poshtë  propozimin e Polonisë për të transferuar avionët e saj luftarakë MiG-29 në SHBA për t’i dorëzuar Ukrainës, duke e quajtur atë të papranueshëm.

Zelensky: Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu drejtua Dhomës së Komunavetë Mbretëerisë së Bashkuar, duke u kërkuar ligjvënësve të forcojnë sanksionet kundër Moskës. Duke i bërë jehonë fjalimit të famshëm të ish-kryeministrit britanik Ëinston Churchill gjatë kohës së luftës, Zelensky tha: “Ne do të luftojmë deri në fund në det, në ajër. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga kostoja.”

Ukraina e kujdesshme për armëpushimin: Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se “është e vështirë t’i besosh pushtuesit”, pasi Rusia njoftoi një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës (09:00 ukrainase/02:00 ET) të mërkurën. Rusia tha se është e gatshme të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Civilët mbahen “peng”: Propozimi për armëpushim vjen pasi ministri i jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse po mbajnë “peng” 300,000 civilë në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit. Autoritetet ukrainase thanë se një kolonë e ndihmave humanitare për në qytet u përfshi nga zjarri.

Markat amerikane tërhiqen nga Rusia: McDonald’s dhe Starbucks u bënë bizneset e fundit perëndimore që u mbyllën në Rusi, pas Coca-Cola dhe PepsiCo, e cila po tërheq gjithashtu disa produkte nga vendi./Top Channel

Share: