Home Gjeo-Ekonomia Filluan me këta të Moskës, për të arritur kudo.

Filluan me këta të Moskës, për të arritur kudo.

Nga Dritan Haxhiraj

Mega-jahti me tre shtylla “Sy A”, varka me vela më e madhe në botë (çmimi,rreth 530 milionë euro) në pronësi të oligarkut rus Andrey Melnichenko u sekuestrua nga Policia Financiare 🇮🇹 sot. Oligarku i sanksionuar kishte një biznes të vogël shkëmbimi valutor( pak a shumë si gjithë kapterat e ushtrisë shqiptare), por gjatë viteve të marrëdhënies së tij me Putinin, ai u bë aksioneri më i madh në gjigantin e plehrave EuroChem dhe kompaninë e qymyrit Suek, duke e bërë atë njeriun e 7-të më të pasur të Rusisë me asete rreth 18 miliardë dollarë.

Këtu janë disa foto ( 📷 DM 🇬🇧 )të tri-shtrekut 142 metra të projektuar nga Philippe Starck (punimet brenda) bazuar në një ide origjinale të Jacques Garcia (punimet jashtë) dhe të lançuar në 2015 në kantierin e Kielit në Gjermani. Jahti mori emrin “A” për të qenë i pari në të gjitha regjistrat.

Materialet e përdorura janë të teknologjisë së fundit: direkt me fibër karboni, byk alumini me futje me fibër karboni për të lehtësuar strukturën, kuvertë prej dru tik dhe xhami rezistent ndaj bombave. “A”është gjithashtu e pajisur me një dritare të përbërë nga një nga fletët më të mëdha të lakuar të xhamit të ndërtuara ndonjëherë, me një sipërfaqe prej 18 metrash katrorë, një pikë e shkëlqyer vëzhgimi nënujore.

“A” është e pajisur me një helikë të rregullueshme dhe dy motorë hibrid-naftë për një shpejtësi maksimale prej 21 nyjesh. Kapiteni mund ta kontrollojë në mënyrë të sigurt varkën nga kuverta falë një pllake xhami të zezë me ekran me prekje, ndërsa një platformë uljeje helikopteri është e vendosur në një nga tetë kuvertat prej dru tik.

Ky është një kampion i ndodhur në Itali sot, 12-03-2022.
Ne Londer janë 2000 ndërrmarje të sekuestruara.
2000.
Nga 650 miliard dolllar të reservave të popullit rus 400 miliard dollar ndodhen në Gjermani.
Të gjitha të sekuestruara.
Me pak fjalë për 16 ditë luftë populli rus ka çuar në tym 40 përqind të fuqisë blerëse.
Me pak fjalë gjysma e Federatës Ruse ka falimentuar. Falimentuar…
Tani pyetja e madhe është derisa po qëndisin këta që të paktën në MonteCarlo edhe kanë një farë storytelling….
Me këta të Tiranës e kuptoni sa vite kanë që I kanë ambalazhuar.
Se këta flasin për luftën kur nuk I merr njeri në konsideratë( siç bënë me rastin e Kosovës) për të tërhequr vëmendjen me ndihmën e propagandës së agjensive të tyre.
Mesazhi politik në Rajon e në Botë, është një.
Bëhuni gati ti dorëzoni vetë çfarë keni grabitur.

144 milion për të edukuar 1 miliard e 448 milion.
Shkolla e madhe e Perëndimit.
Fituam Luftën e Dytë Botërore, mbajtëm me bukë Gjermaninë për 45 vite, i ushqyem mirë. Në çdo cep të botës jemi, ne vendosim për fatet e botës me të dyja gjuhët,atë ushtarake dhe atë diplomatike.
Ne hapim dhe mbyllim dyert.
Prisni e shikoni.
Shikoni e mësoni.
Mësoni dhe ndoshta në Reç edhe mundemi tu rehabilitojmë.

Ju flet Radio Tirana.

Share: