Revolucionet e vërteta nuk janë ato që bëjnë njerëzit, por ato që ndodhin me vullnetin kolektivë.
Ajo që po ndodh në këto orë do të shënoj fatet e një populli trim, që tronditi botën me heroizmin e treguar në ditën e 11 të luftimeve.
Ukraina po ndahet, po coptohet, aty po zhvillohet operacioni më i madhë diplomatik, ushtarak i Fuqive të Mëdha.
Në harkun e pak ditëve shifra e migrantëve ukrainas mendohet të kap atë të 5-6 milionëve.
Pjesa Lindore e Ukrainës tashmë është në sytë e gjithë botës që i përket Federatës Ruse.
Masakrat, përdhunimet ndaj grave tashmë janë në planin e një ushtrie që ka vetëm një urdhër, Spastrimin Etnik.
Nuk është më lufta e një shteti që dikur luftoi Hitlerin e Mussolinin por janë bijtë e po atij shteti, Bashkimit Sovjetik që sot kanë vetëm një mision.
Spastrimin Etnik.
Zëvendësimin e një populli me një popull tjetër në Ukrainë.
Hapja e frontit të dytë, mbas marjes të anës lindore të Ukrainës duket qartë nga bombardimet dhe rrethimi i qytetit të Odesas.
Gadishulli i Krimes që në mars 2014 kaloi nën kontrollin e Moskës (dhe që si i tillë pretendohet në gazetat ruse), ka një përqindje të popullsisë që i përket kulturës ruse prej rreth 60%.Nga atje, besohet se ushtria Ruse pushtoi, Kherson dhe Nykolaiv. Ky i fundit është një qytet urë për në Odesa, një objektiv shumë më domethënës në aspektin simbolik dhe gjeografik, drejt të cilit po shkojnë operacionet e Moskës. Vetëm dy ditë më parë ka ndodhur një sulm në një anije mallrash estoneze në gadishullin e Krimeas, dhe simbolika është e qartë, mbas Ukrainës punët I kemi me Filandën,Suedin, Estonin, Letonin, Lituanin.
Odesa nuk është vetëm qyteti i katërt më i madh për nga popullsia në Ukrainë, por është gjithashtu simboli i ngjarjeve të së kaluarës me rëndësi të madhe për ish- Bashkimin Sovjetikë.
Nga shtypja e kryengritjes së punëtorëve të mbështetur nga Beteja Potemkin në 1905 deri te masakrat pasuese të hebrenjve dhe më pas në masakrën e tetorit të vitit 1941, deri në vrasjen e fundit të 48 protestuesve pro-rusë në Shtëpinë e Sindikatave më 2 maj 2014.
I njëjti rajon i Odesës u godit në 4 mars nga sulmet ajrore. Nga pikpamja ushtarake e Gadishullit të Krimes një tjetër nga objektivat e deklaruar është Voznesens’k, një qytet rreth 150 km nga Odessa me rreth 40 mijë banorë.
Avancimi i Federatës Ruse duke kontrolluar në ditën e 11 të luftimeve gjysmën e Ukrainës krijonë iden se fundi është afër.
Ndaj në këto orë të dhimbëshme të popullit ukrainës hyn në skenarin e TV planetare Kryeministri i Izraelit Bennett.
Bennett, një hebre praktikant,mori një fluturim në kundërshtim me ligjin e Shabatit, sepse judaizmi e lejon atë kur qëllimi është ruajtja e jetës njerëzore.Kryeministri izraelit u takua me drejtuesit e komandës së Pentagonit në Lindjen e Mesme.
Duke anashkaluar dispozitat e Shabatit në mënyrë të jashtëzakonshme, kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin , të shtunën 5 mars 2022, për të diskutuar rreth krizës ukrainase. Pas takimit 170 minutësh, Bennett zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe u kthye në Berlin në mbrëmje për të informuar kancelarin Olaf Scholz për bisedën në Moskë. Një ndërmjetësim i vërtetë është duke u zhvilluar, me Izraelin që ka kontakte me Uashingtonin, ndër të tjera, sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, takoi po të shtunën ministrin e jashtëm të Kievit, Dmytro Kuleba, në kufirin polako-ukrainas.
Bota e tronditur pret. Pret një lajm që e endërron në paqe, ajo që nuk shihet në horizont.
Atë paqe në emër të spastrimit etnik.