Home KRYESORE Kërkesa për arrestimin e deputetit, Alibeaj: S’duhet pritur,të mblidhet urgjent …

Kërkesa për arrestimin e deputetit, Alibeaj: S’duhet pritur,të mblidhet urgjent …

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pasi SPAK i kërkoi Kuvendit arrestimin e deputetit Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit.

Alibeaj në një status në rrjetet sociale thotë se kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të Bllakos.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë”, shkruan Alibeaj.

Share: