Home KRYESORE Kreu i oganizates HWPL dënon sulmin në Ukrainë: Asgjë nuk mund t’i...

Kreu i oganizates HWPL dënon sulmin në Ukrainë: Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë jetët e humbura, Rusia të tërheqë forcat!

Nga Juliana Knezi  |  BalkanWeb.com

Ndërkohë që Ukraina përballet ditë pas dite me sulmin rus, reagimet kanë qenë të shumta në të gjithë botën. Në përvjetorin e gjashtë të Deklaratës së Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës (DPCW) nga HWPL (Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës), një organizatë ndërkombëtare e paqes e lidhur me Departamentin e OKB-së të Komunikimeve Globale dhe Këshillin Ekonomik dhe Social në Korenë e Jugut, u kërkua ndërpreja e luftës në Ukrainë.

Në samit morën pjesë 5 mijë vetë nga e gjithë bota nën temën, Institucionalizimi i Paqes: Ndërtimi i një Fondacioni Ligjor për Paqe të Qëndrueshme. Kreu i HWPL tha se Man Hee Lee tha se sulmi aktual i Rusisë ndaj Ukrainës nxit shqetësim dhe tension në të gjithë botën dhe kërcënon një të ardhme paqësore, të cilën i gjithë njerëzimi duhet ta ndërtojë për brezat e ardhshëm.

“Agresioni ushtarak kundër një shteti sovran nuk mund të jetë zgjidhje për asnjë problem dhe rreziqet e një lufte të tillë dhe konflikti të dhunshëm godasin më së shumti qytetarët e pafajshëm, përfshirë gratë, të rinjtë dhe fëmijët. Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë jetët e humbura dhe tmerri i të qenit refugjatë brenda natës nuk mund të ngushëllohet me asgjë, përveç ndërprerjes së armiqësive dhe paqes. Rusia duhet të tërheqë forcat e saj dhe të garantojë sigurinë e popullit të Ukrainës. Rusia duhet të shprehë qartë vullnetin për t’u bashkuar me bisedimet dhe përpjekjet për të zgjidhur krizën aktuale në mënyrë paqësore”-është shprehur Man Hee Lee./Balkanweb.com

Share: