Nga Ledi Shamku
Për no tironsit kjo sperdredhje pejnash bardh’e kuq që lidhet ke kyçi e që ju e njifni me emnin verore, për no pra, kjo quhet LARS (e thjeshtë n dukje si kuptimsi: lars ngaqi osht lara-lara bardh e kuq, por boni durim se nuk osht veç kaq).
Ndonse na ka da thjesht i qafë moli me Elbasonin, na ka da ene Dita e Larsit (e Verës për ‘to). Elbasonllit e kon me 15 Mors simas kalendarit julian; tironsit e kon me 1 mors, simas kalendarit gregorian dhe ktu bashkohena no tironsit me rumunët që i falen Dillit ene ata me 1 mors si no.
Me 1 Mors pra, nji kët ditë mu m’osht lidh n’dorë LARSI, i cili duhej me u përdredh o i notë para, o pa gdhi, që ta gjejte gati lemja e Dillit t’1 Morsit.
Moma Feti i kapte pisk me dhombë dy funet e pejve e dy funet e tjera i ferkojte mes pllombve t’lyme me pak dyll blete (thojte qi bleta osht me Dillin, njilloj siç thojte për nai rob t’mirë: filoni osht me Zotin, ose kur bojte be: jom me Zotin – pra jom rreshtu me Te). Pra për momën bleta ishte me Dillin ndaj edhe dylli (qe n’fakt duhej me e fiksu at sperdredhje larsi).
Ashtu nëpër dhombë, moma knojte nji kongë gjatë kohës që bojte gati larsat për no t’gjithë. M’vje i moll i modh për t’Bukrën teme sa herë e nërmlys vetmevete at kongë e qi thotë njikshtu:
U rrit bar’ i Tokës
Fojti gjijt’ e Lopës
Ishte Lopa barrse
Barrse manarse
Fryjti Era kacakeqe
T’dheft’ Moca ato mësteqe!
Besoj e merrni vesht që e dhimja e mocës mbi mësteqe (që simbolizojnë rritjen e çunave) ishte mos me ju ra msysh. Konga është komplet pagane e s’ka as Krisht, as Muhamed, as shejta e kudiun’ po veç bar, tokē, lopë, pjellori (barrse manarse osht n fakt super pjellori, se Lopa jo veç osht barrse – me barrē, por osht ene manarse, pra ka nji mushqerrë (viç t’vogël) manare qi e ndjek).
Kët LARSIN moma ma lidhte n’dorë n’mjesin e 1 Morsit se s’bo! Tu thonë tri herë sirà: Shtati jot – e falmja e Dillit!”.
E kur i thojsha un: “Ho mi mome çër ma lidh kët pej a thu se osht flori” – m’vijte mrapç nji zo i butë
Jooo t’do nona fort, mos thuj njashtu se ky lars nuk të le me t’bo Dilli lara-lara e danga-danga m’ftyrë. Ta vre Dilli kët m’dorë ene thotë “Uh shi, kjo m’dika për Dill. Maje t’do nona fort se bohesh për ibret. Veç dollnysha ka leje me ta mor!”.
Nji pra ku dulëm ke fakti qi LARSI nuk u quka i tillë veç se osht vetë lara-lara, por ene se t’ru që ti vetë mos t’bohesh me lara prej Dillit t’Verës.
“E shef Dilli ene thot: KJO M’DIKA PËR DILL”. ❤️😇
Jon ca dëshmi, të cilat druj se kur të hikim prej ksaj botë, mund të humtisen përgjithnji. Pranej e shkrova kët rit që për mu man era Dill e Dashni!
Tironsit e mi, mir se na gjet Dilli!