Home Gjeo-Ekonomia Lavrov: Shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, rusët në Ukrainë...

Lavrov: Shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, rusët në Ukrainë jo

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas ka folur edhe për Krimenë e krahinat e tjera separatiste.

Ministri rus e krahasoi çështjen e Krimes dhe krahinave separatiste me Kosovën.

Sipas tij, lufta në Ukrainë po ndodh për shkak të sjelljes së ndryshme të Perëndimit në vende të ndryshme të Europës.

“Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime. Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bombardime për të bërë shkatërrimin e Jugosllavisë. Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes. Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”,-tha Lavrov./Opinion.al

Share: