Home Gjeo-Ekonomia Ministrja e Finances nuk ka thene asgje te gabuar!

Ministrja e Finances nuk ka thene asgje te gabuar!

Nga Irena Beqiraj

A e dini qe matja e fundit e minimumit jetik , eshte bere nga Avokati I Popullit edhe ka rezultuar 18.875 lek ne muaj , ose 152 euro per person. Pra ky eshte kufiri I varferise I matur nga nje institucion I pavarur nga Delina Hibrahimaj.

Sipas Bankes Boterore ky minimum eshte 5,5 dollare ne dite ose 165 dollare ne vit, edhe ne Shqiperi rreth 38.5% jetojne poshte ketij kufiri.

Ne kete kontekst tek deklarata e Ministres nuk shikoj ndonje gabim madhor I cili te justifikoje gjithe këtë lum komentesh negative mbi te personalisht .

A eshte kjo e mjaftueshme , debati mund te jete I gjate …

Nese duam te kritikojme ministren padyshim qe mund ta bejme . Per shemembull mund ta kritikojme qe minimumi jetik eshte 9,9 % me e larte sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37,5 % më e larte se pagesa e papunesise dhe rreth 3 herë më e larte se ndihma ekonomike, edhe 45,5 % me e ulet sesa paga minimale .por jo per vleren e minimumit jetik . Matjen nuk e ka bere ajo , as institucioni qe ajo drejton .

Nese duam te jemi nje shoqeri qe duam te degjohemi , mbi te gjitha duhet te informohemi .
Kritika e informuar ndihmon debatin edhe arritjet e qellimeve , sharjet emocionale pa informacion, ulin ndjeshem ndjeshmerine e degjimit .

Share: