Home Gjeo-Ekonomia “Na presin sfida të mëdha”/ Paralajmëron Borell: Kriza e luftës do të...

“Na presin sfida të mëdha”/ Paralajmëron Borell: Kriza e luftës do të jetë e gjatë dhe me pasoja

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar se pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë të gjata dhe do të prekin çdo shtet.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Borrell tha se sfidat do të jenë të ndryshme, nga furnizimi me gaz, në krizën e refugjatëve, ndërsa theksoi se duhet një qëndrim i fortë.

“Sfidat me të cilat përballemi kërkojnë një qëndrim të fortë nga ana jonë. Do të përballemi me problemet e furnizimit me gaz, refugjatët, ndryshimin e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë”-, tha Borrell.

Share: