Home KRYESORE Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë bën thirrjen: Të ndalet...

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë bën thirrjen: Të ndalet lufta tragjike

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë thotë se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi është një “tragjedi” për të dyja palët.

Mikhail Fridman, i lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë më drejtpërdrejt, pasi mendon se kjo do të rezultonte në një rrezik – jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.

Ai ka thënë gjithashtu se një ndalim i përgjithshëm për rusët që të bënin biznes në botë dukej i padrejtë.

Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular.

Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon rrjete në Ukrainë dhe Rusi, si dhe në Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan, shkruan BBC./Opinion.al

Share: