Home KRYESORE Papa thirrje Rusisë:Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!

Papa thirrje Rusisë:Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Në emër të Zotit, ju kërkoj ta ndaloni këtë masakër.”

Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

Top Channel

Share: