Home KRYESORE PD, bashkim apo nënshtrim nga Berisha? Zheji: PD po shkon drejt…

PD, bashkim apo nënshtrim nga Berisha? Zheji: PD po shkon drejt…

Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe situata në PD ka qenë në fokus të emisionit të sotëm “Pikat mbi i” në News24. Duke iu referuar deklaratës së Berishës se deputetët e PD janë të thirrur, analisti Artur Zheji tha se i qëndron asaj që grupi i PD-së që nuk e njeh z. Berisha, nuk do shkojë i thirrur, por do pretendojë të ketë një procedurë, një formë bashkimi me identitet.

Ndërkohë Robert Rakipllari deklaroi se Berishës nuk i intereson një grup parlamentar i ndarë dhe sfida e tij është të rrisë autoritetin mbi grupin parlamentar

Zheji: Berisha nuk kthehet më në pension. Do ndahen. Do vijë 2023, do shikohet se cila copë do marrë më shumë. Do ketë o ikje tek copa e Berishës, o ikje tek copa nga PD-ja. Sukses që Berisha të dorëhiqet nga lufta më duket e pabesueshme.

Rakipllari: Z. Berisha është aty dhe më i motivuar se asnjëherë. Z. Berisha nuk i intereson një PD vetëm e grupimit të tij. I intereson të dominojë një PD të legalizuar dhe të gjitha fraksionet të jenë nën drejtimin e tij. Kjo nuk bëhet me imponim. Për të arritur këtë gjë z. Berisha nuk po nxiton. Pavarësisht se po afron më shumë deputetë në anën e tij për të rritur fuqinë negociuese. Por Berisha nuk është vetëm përballë PD, por edhe përballë qytetarëve. Sepse e kanë statutin që bënë që nëse humb zgjedhjet lokale, votëbesohet sërish.

Zheji: Situata sizmik në PD vijon të jetë turbulente. Nuk mendoj se deklarata e z. Berisha ndihmon në këtë gjë. Ai tha që çdo deputet është i thirrur, dmth le të vijë, dera është e hapur. Të gjithë eksponentët e Foltores nëpër studiot televizive i bëjnë jehonë kësaj esence. Dera është e hapur, do ketë dashamirësi. Për të përforcuar frazën e parë ai thotë nuk ka dy grupe parlamentare, pra ka vetëm një grup, është grupi që drejton ai. Pra, nuk njeh ekzistencën e palëve. Kanë akoma iluzione se do ketë një grup identitar që është ky grupi që reziston në mënyrë iluzive. Nuk tha Lulzim brava, por Lulzim Basha. Tha plaçkë tregu, me ngjyrën e marazit që atij nuk i tretet kollaj. Thënë kjo, unë i qëndroj asaj që në qoftë se grupi i PD-së që nuk e njeh z. Berisha, por që ekziston, që ka z. Alibeaj të komanduar kryetar, nuk do shkojë i thirrur, por do pretendojë të ketë një procedurë, një formë bashkimi me identiteti, ose do ketë ndarje.

Rakipllari: Ndaj mendim të ndryshëm në këtë aspekt, sepse Berisha i referohet gr parlamentar të PD-së sepse aty është pika e tij e dobët. N.q.s ai ka rritur mbështetjen dhe në degët e PD-së, grupi parlamentar mbetet një pikë nevralgjike, ku ai ka një pakicë, 12-13 deputetë. Zoti Berisha është në këtë moment në negociata të ethshme për të rritur numrin e deputetëve që e mbështesin. Jo vetëm që nuk ka mbështetje në grupin parlamentar, por ka kundërshtarë, janë antiberishistë. Pavarësisht se i kanë kërkuar dorëheqjen z. Basha. Edhe mesazhet dashamirëse që hedh në vazhdimësi që grupi është një, janë në kohezion me këtë, për të rriture mbështetjen. Grupi parlamentar është institucioni më i rëndësishëm i PD-së. Është një grup deputetësh që e ka vështirë të pranojë z. Berisha për kryetar të PD-së. Kjo është sfida e tij kryesore sot, të rrisë autoritetin mbi grupin parlamentar. Ai mund të bëhet kryetar i PD-së por mund të ketë një grup deputetësh që nuk i binden atij.

Mund të krijohen shizma të tjera dhe mund të pranohen në forume të tjera, por jo në grupin parlamentar. Dhe z. Berisha nuk është i interesuar thjesht të legalizojë grupimin e vet.

Zheji: Ai nuk është gati të japë dorëheqjen që të bashkojë partinë.

Rakipllari: Z. Berisha që nga Kuvendi i 11 dhjetorit deri tani pretendon që është PD-ja. Në këtë aspekt nuk kemi një gjë të re. Po them që nuk i intereson të jetë kryetar i PD-së pa e pranuar pala tjetër./360grade.al

Share: