Nga Irena Beqiraj
Do perpiqem te jem e thjeshte , ne kete shpjegim edhe nuk do te perdor emra kompanish, kjo per arsye se nuk eshte faji i tyre por zotesia e tyre, qe mund te jene percaktues te pashqetesuar te cmimit .
- Produket e naftes kur vijne ne port futen ne magazinat e lira doganore. Ne keto magazina pronesia e produktit eshte e brokerave qe jane kryesisht te huaj , por administrator te tyre jane kompanite shqiptare nga te cilat dy me te fuqishmet jane kompania A edhe kompania B. Te gjithe kompanite qe duan te importojne nafte paraqiten tek administratoret A edhe B te cilet percaktojne cmimin edhe sasine qe jane te gatshem te levrojne . Cmimi X i cdoganimit nuk mund te jete me I vogel se cmimi referent I burses , por mund te jete me I larte nese administratori bje dakord me importuesit . Pra nje diversifikim I importuesve mund te sillte presion te mjaftueshem qe mos te rritej asnje cent cmimi mbi cmimin referues .
Po kush jane importuesit ?
Po te shikojme te dhenat e doganes ne vitin 2021 po kompania A edhe B kishin 62% te gjithe importeve , apo hedhjes ne qarkullim ne Shqiperi perqindje kjo qe ruhet edhe ne dy muajt e pare te 2022.
Pra administratori A edhe B ka edhe 62% te gjithe importeve, pra keta kane mundesi te percaktojne cmimin e importit X1= X+ taksat, pervec vendimarrjes per sasite.
Po te vazhdojme me tej importuesit A edhe B kane edhe 67% te shitjes me pakice , edhe marxhi I cmimit eshte rreth 25-28 lek/liter . Pra nese ne Portoromano cmimi I daljes nga magazine e lire bashke me taksat eshte X1 ne shitjen me pakice cmimi eshte X1 +25/liter.
Pra A edhe B jane administratoret e magazines se lire te licensuar nga shteti, jane importuesit kryesore me 62% jane shitesit me pakice ne 67% ,( po te licensuar nga shteti) pra shkurtimisht jane percaktuesit jo vetem te sasise por edhe te cmimit ne treg .
Ky strukture tregu quhet OLIGOPOL madje vertical ne cdo hallke te shperndarjes I cili duhet te marre fund . Ne te kundert ato kane te drejten e plote qe u jep tregu te percaktojne cmimet edhe rrjedhimisht fitimet e tyre te pa shqetesuar nga asnje lloj konkurence!
Rregullimi I tregjeve pra prishja e strukturave oligopolistike aq me shume vertikale eshte detyre e qeverise, aq me teper tek komoditetet jetike sic eshte nafta .
Ps. Rezerva eshte nje histori tjeter shume interesante ( 2)!