Home Gjeo-Ekonomia Rusia miraton listën e vëndeve armikr, midiste cilëve dhe Shqipëria

Rusia miraton listën e vëndeve armikr, midiste cilëve dhe Shqipëria

Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Në këtë listë është e përfshirë edhe Shqipëria e shumë vende të tjerë të Bashimit Europian.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse “Tass”, në listë përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë./Opinion.al

Share: