Home KRYESORE Save the Children: 800,000 fëmijë mes 2 milionë personave që ikin nga...

Save the Children: 800,000 fëmijë mes 2 milionë personave që ikin nga Ukraina

Save The Children raporton se rreth 800,000 fëmijë janë mes dy milionë njerëzve që janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.

Shumë prej tyre po e bëjnë udhëtimin vetë dhe po mbërrijnë të pashoqëruar, ka paralajmëruar agjencia.

“Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyere për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre,”-tha Irina Saghoyan nga OJQ-ja.

Ndërsa një djalë 11-vjeçar, i quajtur Hassan, u largua vetë nga shtëpia e tij në Zaporizhzhia sepse nëna nuk mund të linte gjyshen e tij.

Ai mbërriti i sigurt në Sllovaki, pas një udhëtimi 1200 km me tren, duke mbajtur vetëm dy çanta të vogla, pasaportën dhe numrin e telefonit të të afërmve të shkruar në dorë.

Hassanit kishte të shkruar numrin e telefonit të të afërmit të tij në Sllovaki në anën e pasme të dorës.

Më shumë se gjysma e refugjatëve që largohen nga Ukraina po shkojnë në Poloni, dhe më pas në Hungari dhe Sllovaki.

Share: