Tre komandantë të ushtrisë ruse janë vrarë deri tani në luftime që prej zhvendosjes në vijën e frontit, thonë mediat perëndimore. Së fundi, mësohet të ketë humbur jetën pranë Kharkivit një prej gjeneralëve kryesore të Vladimir Putinit.
Vitaly Gerasimov është kreu i dytë ushtarak që vritet pasi gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky u qëllua për vdekje javën e kaluar nga një snajperist ukrainas gjatë luftimeve për kontrollin e aeroportit Hostomel. Ndihmës të afërt të presidentit rus e kanë përshkruar gjendjen e tij psikologjike si shumë pranë paranojës, ndërsa thonë se e gjithë kjo situatë mund t`i kthehet kundër.
Ka zëra se zyrtarë në Kremlin kanë bërë parashikime “apokaliptike” për konfliktin e këtij konflikti, ndërsa e kanë përshkruar pushtimin e 24 shkurtit si një “gabim”. Situata e trupave të Moskës është përkeqësuar edhe më tej pas lajmeve për vrasjen e Gerasimovit, një nga komandantët më të lartë të Putinit.
Ky është gjenerali të cilit iu dha një medalje për marrjen e Krimesë në 2014, dhe gjithashtu u nderua edhe për udheheqjen e forcave të Moskës në Siri dhe në luftën e dytë çeçene. Ushtria ukrainase pretendon se forcat ruse po “dezertojnë në disa zona” të vendit. Ajo thotë se trupat armike janë “demoralizuar” pasi kanë pësuar humbje të mëdha si ne personel, ashtu dhe në pajisje ushtarake e një pjesë po largohen.“
Në përgjithësi, gjendja morale dhe psikologjike e kundërshtarit është e ulët”, thuhet në deklaratë.