Home Gjeo-Ekonomia Tre atentate kundër Zelensky, si ka shpëtuar Presidenti i Ukrainës

Tre atentate kundër Zelensky, si ka shpëtuar Presidenti i Ukrainës

Presidenti Zelensky u ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar. Lajmi është dhënë nga revista britanike “The Times”.

Mercenarë të grupit Wagner të mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene, u dërguan për të eliminuar Zelenksy-n.

Mendohet se këto atentate janë penguar nga anëtarët brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të cilët janë kundër luftës në Ukrainë .

Mercenarët e Wagner në Kiev kanë pësuar humbje gjatë përpjekjeve të tyre dhe thuhet se ishte “e frikshme” se sa mirë funksiononte ekipi i sigurisë i Zelenskyt./Opinion.al

Share: