Home Gjeo-Ekonomia Video/Zelensky i drejtohet Putinit: Bisedime paqeje, pa vonesë

Video/Zelensky i drejtohet Putinit: Bisedime paqeje, pa vonesë

Njëzet e katër ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, Presidenti Volodymyr Zelensky postoi një video-mesazh në Facebook gjatë natës dhe, duke iu drejtuar Vladimir Putinit:

“Është koha për bisedime paqeje, pa vonesë. Ky është shansi i vetëm i Rusisë për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga gabimet e saj. Është koha për t’u takuar, është koha për të folur, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që vendit do t’i duhen disa gjenerata për t’u rikuperuar.”

Më pas, duke njoftuar se 180 mijë njerëz janë shpëtuar nëpër korridoret humanitare dje, (gjashtë në rajonin e Sumy dhe një në rajonin e Donetsk), presidenti akuzoi Moskën për bllokimin e dhënies së ndihmës për qytetet e rrethuara “në shumicën e zonave”.

Ndërkohë, pak më herët kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, tha se një takim midis presidentit ukrainas dhe liderit të Kremlinit nuk do të ishte i mundur pa tekstin e një traktati. “Para se të përmendet edhe një takim mes dy liderëve, delegacionet negociuese duhet të përgatisin dhe të bien dakord për tekstin e një traktati. Më pas, teksti duhet të nënshkruhet nga ministrat e jashtëm dhe të miratohet nga qeveritë.” Atëherë mund të flasim për një mundësi takimi mes dy presidentëve.

Pavarësisht një nate të qetë, gjatë së cilës nuk u dëgjuan sirenat kundër bastisjes, bombardimet dhe luftimet u ndezën në të gjithë Ukrainën, veçanërisht në qytetin e Mariupolit. Ushtria ruse njoftoi dje se kishte arritur të hynte në qendër të qytetit së bashku me trupat nga “republika” separatiste e Donetsk. Kapja e Mariupolit do të përfaqësonte një pikë kthese të rëndësishme në luftë dhe do t’i lejonte Rusisë të siguronte vazhdimësinë territoriale midis forcave të saj nga Krimea e aneksuar (në jug) dhe trupave të Donbass (lindje).

Zelensky më pas konfirmoi se 130 persona janë shpëtuar deri më tani nga teatri i bombarduar në Mariupol dhe se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Qindra civilë kishin gjetur strehim në objekt kur u bombardua të mërkurën, por aktualisht nuk ka një raport të caktuar për viktima./Opinion.al

Ndiqe ketu

Share: