Rubrika e Irena Beqiraj :Të shpjegojmë thjeshtë ekonominë !
Tingëllon e çuditshme, mbase edhe provokative ? Por Ish-kreu i Rezervës Federale, Alan Greenspan, i sheh shitjet e të brendshmeve të burrave si një nga parashikuesit kryesor ekonomik.
Sipas Greenspan, veshja më private edhe që ndryshon pak me kohën janë të mbathurat e burrave, sepse konsiderohen fare pa interes për palët e treta 😀. Për këtë arsye, shitjet e tyre zakonisht paraqiten shumë të qëndrueshme. “Kështu që në ato pak raste kur shitjet e tyre bien, do të thotë se burrat janë shtrënguar mjaftueshëm ekonomikisht, saqë vendosin të mos i zëvendësojnë ato.”
Indeksi i të mbathurave për meshkuj? Po ekziston që nga SHBA -ja e deri në Indi edhe ecuria e tij mbështet teorinë e Greenspan-it. Shitjet e të mbathurave për meshkuj në SHBA ranë ndjeshëm nga viti 2007 në vitin 2009, gjatë Recesionit të Madh, edhe fituan të rriten përsëri në vitin 2010 kur filloi sërisht të rritej edhe ekonomia .
Pra, trendi I shitjeve të mbathurave të burrave është një nga mënyrat e çuditshme që parashikon rritjet dhe rëniet ekonomike.
Kështu, nëse doni të dini si do të eci ekonomia, mos dëgjoni qeverinë , apo ekspertët e ekonomisë. Thjesht fare pyesni burrat a do të blejnë të mbathura apo jo këtë vit?!
Nëse ndonjë burrë qe po lexon këto rreshta është duke menduar, nëse ka ndonjë indeks që lidhet me blerjet e grave, padyshim që ka. Po ndërsa indeksi i të mbathurave të burrave paraqitet si varësi e drejtë “pra në recesion, mos bli te reja , përdor mbathjet e vjetra se asnjë nuk i sheh ” për gratë është e kundërta. “Recesion? – Dicka duhet blej për të nxjerrë merzinë, pavarësisht nëse më duhet apo jo”.
Por kursimi në kohë recesioni I shtyn gratë drejt blerjeve të vogla si i kuqi i buzëve . Kështu që, po vutë re se është shtuar numri i të kuqit të buzëve nëpër shtëpi apo numri I orendive të tjera që kushtojnë pak e nuk hyn në punë , zyrtarisht jemi në recesion .
Rubrika :Të shpjegojmë thjeshtë ekonominë !