Nga Dr. med. Dr. fil. Halil Krasniqi MSC Dr. Sc, expert i shëndetësisë
Nëse vizitojm një dyqan ushqimor apo një supermarket, aty hasim në qindra artikuj ushqimor të shumëllojshëm të cilët janë në dispozicionin tonë për të kënaqur lakminë dhe dëshirën tonë. Në këtë bollëk, shumëllojshmëri ushqimore ju gërmoni duke zgjedhur ushqim të ndryshem gjithnjë e më shumë gjatë tërë ditës. Ky ushqim i shumtë dhe i pasur me kalori dhe substanca të ndryshme ushqimore, është shkas për sëmundje të shumta fizike dhe mendore. Aktualishtë vleresojm dhe vështrojm se, numri i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi i tepërt është më i lartë se ato të shkaktuara nga një mungesë e ushqimit.
Shëndet dhe agjërim
Bazuar në shumë punime shkencore dhe vlerësimin tim shkencor, në lidhje me agjërimin dhe sëbashku me kufizimin e kalorive të cilat janë të lidhura me jetëgjatësinë njerëzore, shpjegohet shumë lehtë se agjërimi dy herë në vit zgjat jetën dhe cilësin e saj. Njëkohësisht ky efekt zvogëlon sëmundjet dhe vuajtjet shëndetësore.
Agjërimi vjetor gjatë muajit të Ramazanit dhe konsumimi i rregullt i vajit të ullirit janë dy komponentë për të reduktuar rrezikun kardiovaskular dhe për të mbajtur në ekuilibër të lipideve në gjake, rregulluar tensionin e gjakut por edhe në mirëmbajtjen e sistemit fiziologjik dhe mendor. Shumë studime shkencore, kanë treguar se pas agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, njerëzit ulnin sheqerin në gjak, rrisnin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndiheshin në përgjithësi të shëndoshë. Kështu, qelizat e veshkave, të melqisë dhe shpretkës mund të regjenerohen përmes rikuperimit gjatë kësaj kohe.
Dobitë e agjërimit janë të shumta në permirësimin e shëndetit dhe dukurive shëruese. Agjerimi është shërues i pjesërishëm. Për shërimin e një kockë apo një plagë, agjerimi krijon kushtet e nevojshme për shërim.
Sipas të dhënave mjekësore, njeriu mund te mbijetoi 4-7 ditë pa konsumuar langje kurse pa konsumuar ushqim 30-50 ditë. Këtë e deshmoj edhe Mahatma Ghandi në greven e tij të urisë.
Duke u bazuar në njohurit shkencore dhe ekspetiza mjekësore, mund të supozohet se me agjërim të përsëritur, një ose dy herë në vit, pastrohen indet dhe kyçet.
Monitorimi i dehidrimit gjatë agjërimit
Një shqetësim i madhë për shëndetin gjatë kohës së agjerim, është dehidrimi dhe veçanërisht kur muaji i Ramazanit bie në verë dhe zgjat më shumë se 17 orë.
Duke u ballafaquar me këtë shqetësim shëndetësor disa studiuesit nga Malajzia ju pervishën egzaminimit të lengjeve trupore të agjëruesve duhe analizuar përbërjen e tij dhe ndryshimet fiziologjike në trupin e tyre. Zbulimi në kohën e agjerimit ishte magjepsës.
Shkenctarët bënë matjet e përmbajtjes së ujit trupor nga një grup agjëruesish para fillimit të agjërimit, gjatë dhe pas Ramazanit. Rezultatet ishin të mahnitshme. Përmbajtja e ujit në trup ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë gjithë periudhës. Ky është një fenomen të cilin shkenca dhe natyra spjegojn thjeshtë dhe padyshim
Kjo sugjeron që vetë trupi përpiqet të balancojë sasinë e ujit në mënyrë që personi të mos përjetojë efektet anësore të dehidrimit.
Ushtrime dhe agjërim
Vazhdimi i lëvizjes gjatë agjërimit rekomandohet shumë edhe nga ekspertët e edukatës fizike dhe asaj mjekësore. Fiziologjikisht, përfshirja në aktivitete të rregullta fizike mbështet veçanërisht mirë periudhën e agjërimit, pasi ndihmon në forcimin e muskujve, parandalon ngurtësimin, jep një ndjenjë vitaliteti dhe mbështet metabolizmin e përgjithshëm, pra edhe eliminimin dhe funksionin fiziologjik metabolok.
Besimi dhe agjërimi
Këtu qëndron dallimi i madh midis agjërimit fetar dhe agjërimit terapeutik. Në fakt, spjegimi psikologjik qendron se forca mendore e një agjëruesi të devotshëm duket të jetë më e lartë pasi ata janë në gjendje të kontrollojnë veten me besimin e forte dhe kështu t’i rezistojnë dëshirave të tyre.
Nëse mungon besimi fetar dhe me dhune ndalohet ushqimi dhe personi është nën kontrollin permanent policor, athere personi ne fjal do të shiqoj tërë kohën ti mashtrojë policët dhe te ushqehet. Por në anen tjetër personi qe agjeron me besimin e tij fetar, pa kontroll të asnje qenie njerëzore me vetebesim të plote dhe komplet i lirë nuk ushqehet tërë ditën e agjerimit.
Cili është ky motivim?
Është fare e lehtë. Vetë qëllimi i agjërimit në muajin e Ramazanit është të kënaqë Krijuesin e tij dhe të arrijë kënaqësinë e Tij. Ajo është shtylla e katërt e Islamit dhe praktikimi i saj është i detyrueshëm. Për më tepër, i kombinuar me lutjet e përditshme (shtylla e dytë) që i japin ritëm ditës dhe dhurimet (shtylla e tretë), muaji i shenjtë është një mundësi e shkëlqyer për të pastruar trupin, zemrën dhe shpirtin. Agjërimi bëhet një ngjarje e përvitshme për ta nxjerrë njeriun nga errësira e mëkatit në dritën e veprave të mira, në dritën e orijentimit fetar dhe zbardhjen e zemrës së tyre.
Fryma dhe agjërimi
Ne e dimë se stresi është i pranishëm në të gjitha nivelet dhe moshat në shoqërinë e sotme. Ky faktor i madh përçarës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm, ngadalë humbasim vitalitetin tonë dhe sëmuremi.
Për të shmangur sëmundjet, është e nevojshme të shoqërojmë trupin në eliminimin e toksinave që ndikojnë në gjendjen tonë mendore. Këto janë lëngjet që përbëjnë më shumë se 90% të trupit tonë (gjaku, limfat dhe lëngjet brenda dhe jashtëqelizore). Prandaj është e rëndësishme qe agjeruesit të njifen se ky pastrim i lëngjeve dhe rigjenerimi i qelizave kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen fizike, emocionale dhe psikologjike.
Këtu hyn agjërimi i Ramazanit dhe agjerimi plotësues dhe është një mjet i shkëlqyer për rigjenerimin e trupit. Pushimi i aparatit tretës i lejon trupit të “flejë” dhe disa organe, kursejn rreth 30% të kalorive të nevojshme për tretje në kohë normale. Ky koncentrat energjie tani përqendrohet në pastrimin e organizmit dhe eliminimin e substancave helmuese. Sistemi imunitar forcohet, trupi optimizon shpenzimet e energjisë dhe i jep vitalitet. Ju jo vetëm që ndiheni më mirë në trup, por edhe mendërisht dhe shpirtërisht, përfitoni nga agjerimi oblikator i Krijuesit të gjithësisë.
Edhe të dhënat shkencore psikiatrike, tregojnë se java e parë e agjërimit ka një efekt psikotropik të vërtetuar, këto janë efektet e saj stimuluese, antidepresive dhe antistresive dhe shpjegohen me përqendrimin e shtuar të serotoninës, hormonit të lumturisë. Në të njëjtën kohë, ketonet në trup rriten. Që nga dita e dytë apo e tretë e agjërimit kanë efekt euforik dhe vendimet bëhen më të lehta..
Si përfundim:
Agjërimi qetëson nervozët dhe mbush bateritë e të dobëtve, ndikon pozitivish në ankthin dhe depresionin, përmbush lumturin shpirtërore, forcon besimin, ngrit dashurin për njëri tjetrin, zbukuron jetën dhe vlerësimin e bashkqytetarëve, liron të këqijat trupore dhe mendore.