Qeveria bjelloruse ka miratuar këtë të premte një listë të “vendeve jomiqësore”. Sipas një raporti të Agjencisë Ruse të Lajmeve Satelitore lista përfshin disa shtete mes tyre edhe Shqipërinë.
Konkretisht bëhet fjalë për Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.
Sipas dekretit të qeverisë, këto vende po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse”.
Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë.
Përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende të tjera./Opinion.al