Home KRYESORE Bllako nuk u gjet në banesë, gazetarja kundër policisë: Njoftimi gjysmë i...

Bllako nuk u gjet në banesë, gazetarja kundër policisë: Njoftimi gjysmë i vërtetë

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Shtetit që mëngjesin e sotëm deklaroi se Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici dhe ndodhej në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Statusi i gazetares Anila Hoxha

Fakt

Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar.

Fakt

Policia u kthye duar bosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur s’ka çfare thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

Fakt

Vendimi për Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar.

Fakt

Alqi Bllako u vetëdorëzua diçka rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur.

Fakt

Njoftimi zyrtar i policisë është një gjysmë i vërtetë ashtu si shume gjysma te vërtetat që referon ngaherë ky institucion në ato aksionet propagandistike.

Fakt

Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje në kushte terri informativ, ndonëse ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie. POR për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet t’i mësoni ATA se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi. Ky status shkruhet për tu thënë atyre #brravocuna , jeni njësha . Aman nxirreni RENEA sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’ju zbardhur faqen dhe kësaj radhe./Opinion.al

Share: