Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.
Akuza ka patur mes kreut të grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe se as Rama nuk e përfill. Nga ana tjetër Alibeaj i është përgjigjur duke thënë se Berisha është peng.
Berisha – Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.
Alibeaj-Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.
Berisha – Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje proces mafioz te zarfeve sekrete.