Organizata humanitare amerikane Direct Relief i tha Wall Street Journal se, me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë së Ukrainës, dërgoi rreth 220 mijë ampula të një ilaçi në Kiev që mund të përdoret për të luftuar efektet e armëve kimike, si agjentët nervorë.
Kjo është atropina e cila përdoret për të rritur rrahjet e zemrës ose për të reduktuar sekrecionet e mukusit në mushkëri ose rrugët e frymëmarrjes.
Në praktikë, është në gjendje të bllokojë efektet e helmimit të shkaktuar nga agjentët nervorë.
Është i njëjti medikament që u është shpërndarë profesionistëve të kujdesit shëndetësor në Siri në vitin 2017./Opinion.al