Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se BE duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit.
“Duhet të ketë një përgjigje,” citoi ministria e mbrojtjes të thoshte Christine Lambrecht në një intervistë me transmetuesin publik ARD.
“Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”-vijoi ajo deklaratwn.
Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj.
Rusia furnizon 40% të nevojave të gazit të Evropës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në ditët në vijim./opinion.al