Presidenti Vladimir Putin është shfaqur publikisht në funeralin e politikanit ultra-nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky.
Pamjet nga funerali i politikanit u bënë publike në rrjet, ndërsa Putin duket teksa i vendos një tufë me lule pranë arkivolit të Zhirinovsky dhe më pas bën kryqin dhe përkulë kokën para trupit të pajet ëtë politikani.
BBC shkruan se Zhirinovsky vdiq të mërkurën në moshën 75-vjeçare, pas komplikimeve nga Covid-19. Politikani rus kishte deklaruar se ishte vaksinuar 8 herë kundër koronavirusit.
Ai ishte në dukje një kundërshtar politik i Putinit, por në fakt ishte pjesë e një opozite të menaxhuar që i mundëson Kremlinit të mbajë një pamje të demokracisë në Rusi.
Kujtojmë se Putini ka bërë vetëm paraqitje të rastësishme publike gjatë muajve të fundit . Një tubim i madh pro luftës i organizuar në një stadium në Moskë më 18 mars ishte shfaqja e tij e parë publike që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt./Opinion.al