Nga Irena Beqiraj
Kur brezi i prindërve të mi, priste që ndryshimi të vinte nga partia e sapo krijuar demokratike, e cila udhëhiqej nga zoti Berisha, unë isha vetëm 14 vjec. Sot pas 32 vjetësh brezi im, tanimë në moshën e prindërve të mi dikur, pret sërisht që ndryshimi të vijë nga lideri historik i partisë demokratike. Madje në biseda shpesh dëgjoj që vetëm Berisha mund të përmbysë Ramën.
E ndërsa e dëgjoj, kujtohem se të njëjtin arsyetim e kam dëgjuar në biseda private me eksponentë të lartë të partisë socialiste. Sa hërë që pse zgjodhët pikërisht Ramën kryetar në vitin 2005, përgjigja ishte “kishim bindjen se vetëm ai mund të përmbyste Berishën”.
Këto rreshta nuk janë për analizuar se kush mund të përmbysë tjetrin, nuk jam në gjendje të bëj parashikime kaq të sofistikuara. Në fakt këto rreshta janë një përpjekje për të shpjeguar bazën e suksesit të politikës së dështuar, pavarësisht emrave.
Në analizat e bollëshme, të rrjedhëshme e të përditëshme në cdo ekran apo portal rreshtohet një listë e gjatë faktorësh të cilët përcaktojnë arsyet e dështimit politik. Dominimi i dukshëm i liderëve, ndikimi i interesave ekonomike të grupimeve të veçanta, polarizimi i publikut, përhapja e lajmeve të rreme apo propagandës, përfshirja në politikë e njerëzve pa integritet edhe arrivistë, paaftësia e një brezi të tërë (brezit tim) për prodhuar qoftë edhe një model tjetër lideri , të gjitha janë simptoma të dështimin por jo shkaku i vërtetë i tij. Në fakt shkaku i suksesit dhe dështimit të kësaj politike për të dhënë rezultate për publikun, qëndron tjetër kund.
Nëse sistemit politik do ti vendosnim një sinomim “ekonomik” ai do të ishte fjala “industri”. Thënë këtë, për të analizuar dështimin e politikës, mund të përdoren të njëjtat mjete që përdoren për të anlizuar industritë e tjera . Po, sistemi politik që kemi krijuar është një industri private. Sado i cudicëm apo cinik mund t’ju duket ky përcaktim, politika është në fakt, një industri – ku lojtarët kryesorë të saj janë organizata që ofrojnë më së shumti përfitime private, personale .
Madje kjo industri ka një avantazh që nuk e ka asnjë industri tjetër në ekonomi. Pjesëmarrësit e industrisë politike kanë fatin e madh të kontrollojnë dhe të vendosin vet rregullat e konkurrencës. Tërësisht të derregulluar dhe të lirë nga cdo mbikëqyrje, duke verpruar në kushtet e duopolit, aktorët politikë kanë pasur gjithmonë mundësi të shtrembërojnë rregullat e konkurrencës në favor të tyre. Akrobacitë e shtumta me ndryshimet në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor, sa hërë që ka zgjedhje, janë një shembull i kontrollit të padiskutueshëm edhe të pakufizuar.
Masën me të cilën një industri plotëson nevojat e “konsumatorëve” të saj, e përcakton natyra e konkurrencës brenda industrisë edhe konkurenca padyshim varet nga struktura themelore e industrisë. Sturktura e industrisë politike eshtë një shembull ekselent i një duopoli, pra një industri e dominuar nga dy lojtarë.
Dy partitë kryesore, kanë ngritur atë që quhet “kompleks industrial politik”, i cili nuk është gjë tjetër vecse një grup i ndërlidhur subjektesh që mbështesin duopolin. Këtu përfshihen interesa të veçanta, oligarkë , anketues, konsulentë, patronozhistë, analistë media, lobistë , ambasadorë dhe të tjerë.
Kompleksi industrial politik është biznes më i madh në vend. Dhe praktikisht të gjithë lojtarët në kompleksin industrial politik janë të lidhur me njërën nga anët e duopolit ose me të djathtën ose të majtën. Kjo gjë që kontribon përditë në dështimin e konkurrencës së shëndetëshme brenda industrisë së politikës. Ndërsa “kompleksi politik industrial” zgjerohet lulëzon dhe rritet sa hërë që partia rreth të cilës është krijuar është në pushtet, kombi nuk arrin të përparojë.
Nesë sistemi politik do ti shërbente interesit publik, sic pretendohet, të gjithë qytetarët do të konsideroheshin “konsumatorët” që duheshin kënaqur. Por kjo nuk ka ndodhur edhe nuk ndodh në industrinë e politikës. Në këtë industri, ne konsumatorët, klasifikohemi në bazë të mënyrës sesi ndërveprojnë me dy monedhat kryesore të saj, me votën dhe paranë. Ndaj në listat e pronazhistëve ne kalasifikohemi në votuesit partiakë; votuesit me interesa e veçanta (psh vendi i punës); financues të fushatave edhe në gjithë votuesit e tjerë.
Konsumatorët më të rëndësishëm të industrisë së politikës janë votuesit partiakë, njerzit me interesa të veçanta dhe financuesit e fushatave. Për votuesit e tjerë, megjithëse shumica, industria nuk perpiqet të ofrojë zgjidhje apo politika të kënaqëshme. Me ta do të mjaftonte ridemensionimi i pakënaqësisë se tyre, nëpërmjet krahasimit me kundështarin duke e bindur votuesin “që ti je e keqja më e vogël”? A nuk po arsyetojmë edhe sot mbi të keqjen më të vogël, megjithëse nga ana tjertër nuk ka asgjë të paprovuar?
Në një industri tjetër normale, injorimi i përmbushjes së nevojave të një grupi kaq të madh konsumatorësh do të conte në hyrjen te konkurentëve të rinj të cilët do të përpiqeshin të ofronin alterantiva apo risi në përmushjen e nevojave të papërmbushura nga pjesëmarrësit aktualë. Por kjo nuk ndodh në industrinë politike, pasi janë kujdesur vet “kundështarët” ku i vetmi rast që ato bashkëpunojnë është përmirësimi i rregullave të industrinë në favor të tyre për të shmangur prurjet e reja, dhe për rrjedhojë, konkurrenca e re është shumë e vështirë të shfaqet.
Industria politike është ndër industritë më të sofistukuara me barrierat me të forta të hyrjes. Konkurentët e rinj duhet të përballen me ekonominë e shkallës, me një infrastrukturë elektorale të zhvilluar mirë; me ekspertizë, marrëdhënie të thella dhe në rritje me mediat; akses të privilegjuar në financim; me rregulla dhe praktika zgjedhore që favorizojnë partitë e mëdha; me rregulla qeverisëse që krijojnë kontroll partiak të gjithë procesit legjislativ. Ndaj industrinë politike cdo lojtar i ri , organizatë apo individ do të duhet të jetë një imitues ekselent jo konkurues që të mbijetojë.
Thënë këtë pavarësisht pakënaqësisë së gjerë dhe rezultateve të dobëta për qytetarin e zakonshëm, duopoli mbetet dominues dhe konkurrenca midis të njëjtëve aktorë do të vazhdojë e pashqetësuar. Dështimi i politikës ka ardhur si rezultat i neturalizmit të kontolleve dhe balancave normale të konkurrencës së shëndetshme, edhe pikërisht mungesa e konkurencës së shëndetshme është edhe baza e suksesit të lojtarëve politikë.
Kush do të përmbysë Ramën apo Berishën, ka rezultuar të jetë e rëndësishme për votuesin e tyre partiakë dhe kompekset industriale politike të ndërtuara rreth tyre. Të gjithë konsumatorët e tjerë të politikës do të vazhdojnë të përsihaten të gjejnë kush është e keqja më e vogël, dhe për ta identifikuar atë , do të duhet herë pas here të harrojnë se cfarë ka ndodhur. Fundja jemi mësuar me këtë proces shpresë kot.