Home Gjeo-Ekonomia Jeta nën pushtimin rus, çfarë po ndodh në qytetet e pushtuara të...

Jeta nën pushtimin rus, çfarë po ndodh në qytetet e pushtuara të Ukrainës

Në oborrin e një shkolle në qytetin ukrainas të pushtuar nga rusët, atë të Volnovakha, fëmijët dëgjojnë himnin e Rusisë para se të futen në mësim.

Kjo është panorama e parë që ofron jeta e re  për civilët nën ndikimin rus.

Ushtria duket se nuk i lë asgjë rastësisë, edhe pse nuk ka asnjë shenjë rezistenceje nga banorët, tanket dhe mjetet e tjera ushtarake  me shenjën Z të stampuar, lëvizin gjatë gjithë kohës për të ndjekur veprimet e civilëve.

Volnovakha nuk ka elektricitet dhe linjat telefonike gjithashtu janë jashtë funksionit, gazetarët e AFP i janë bashkuar një turi të organizuar nga ushtria ruse,

Bombardimet e shumta kanë shkatërruar shtëpitë, kafenetë, dyqanet, prova me e qartë se luftimet kane qenë të ashpra për qytetin e vendosur mes rajonit të Donetsk dhe qytetit port të  Mariupol. Siç thotë Rusia, Volnovakha tani është “çliruar” nga ukrainasit neonazistë.

“Është koha për të mësuar. Nxitoni, fëmijë!” Lajmëron një vajzë e vogël duke folur në mikrofon.

Pas saj, stafi i shkollës qëndron pranë një flamuri rus dhe atij të Republikës Popullore separatiste të Donetskut.

Aty pranë një ushtar, qëndron duke parë, duke mbajtur një automatik.

Rusia, shteti ynë i shenjtë, Rusia, vendi ynë i dashur”, dëgjohet të nisë himni rus, ndërsa Stafi dhe nxënësit qëndrojnë të heshtur , pa mundësi të tjera për të vepruar ndryshe.

Top Channel

Share: