Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se Londra po punon për të konfirmuar nëse forcat ruse kanë përdorur armë kimike në Ukrainë
James Heappey i tha BBC se raportet se municione të tilla janë përdorur kundër qytetit jugor të rrethuar të Mariupolit, kanë qarkulluar në mediat sociale të Ukrainës, por as inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe as homologët e tyre në Kiev nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë këto pretendime.
Heappey shton se Mbretëria e Bashkuar po punon për të zbuluar nëse janë përdorur armë kimike.
Ai përsërit komentet e sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar të hënën mbrëma se Rusia do të mbajë përgjegjësi dhe se çdo përdorim i armëve kimike është i neveritshëm dhe “kalon kufijtë”.
Nëse ka prova që armë të tilla janë përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket përgjigjes ndërkombëtare, thotë Heappey.
“Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm,” shtoi.
Top Channel