Home Gjeo-Ekonomia Pronat e rusëve në Shqipëri, Manja: Nëse ka mbështetës të Putin qeveria...

Pronat e rusëve në Shqipëri, Manja: Nëse ka mbështetës të Putin qeveria do të…

Pas mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët pyetën se sa janë pronat e shtetasve rus të identifikuar në territorin shqiptar dhe a ka nga këta të afërt me Rusinë dhe Vladimir Putin.

Manja tha se ky proces po udhëhiqet nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me ministritë e tjera, teksa theksoi se qeveria do të respektojë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër lidhur me luftën në Ukrainë.

“Në fakt është e vërtetë, Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar që në fillim agresionin rus në Ukrainë dhe bën pjesë në aleancën e shtetëve që ka vendosur sanksione. Është një proces që po e udhëheq ministria e Punëve të Jashtme. Në nivelin horizontal po bashkëpunojmë të gjitha ministritë në këtë drejtim. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë që bëjnë pjesë në grupin e shteteve që jo vetëm e kanë dënuar, por edhe kanë pranuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Nëse do të kemi një listë të personave të shpallur si financues dhe mbështetës të agresionit rus në Ukrainë dhe të mbështetjes së Presidentit rus, patjetër që si qeveri do të respektojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”-tha Manja./Opinion.al

Share: