Home KRYESORE Rëndësia e gjuhës angleze në epoken  e Globalizimit!

Rëndësia e gjuhës angleze në epoken  e Globalizimit!

Nga Ana LLAZO*

Studimi i gjuhëve të huaja na mëson dhe na inkurajon të respektojmë të tjerët. Ajo nxit një kuptim dhe ndërlidhje të gjuhës dhe natyrës njerëzore, gjithashtu zgjeron pikëpamjen e dikjut për botën, liberalizon përvojat e dikujt dhe e bën individin më fleksibël dhe tolerant. Në ditët e sotme, studimi i një gjuhe të huaj është një nevojë, veçanërisht nëse jeton në Europë. 

Gjuhët e huaja e pasurojnë jeten e individit, duke i ofruar një kuptim më të thellë të kulturës, mentalitetit dhe historisë së vendeve të tjera. Për më tepër biznesi global rekruton punojës me aftësi të forta gjuhësore dhe komunikuese.

Anglishtja është e rëndësisshme sepse:

1- Rrit informacionin;

2- krijon shanse dhe mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit;

3- krijon mundësi njohje dhe miqësi në botë;

4- ndihmon të kuptojmë akoma më mirë gjuhën dhe kulturën tonë.

Falë globalizimit të dijes dhe informacionit, sot shoqeria jonë është më e zhvilluar. Proçesi i globalizimit  të gjuhëve të huaja i referohet rritjes së  ndergjegjësimit te botes për efektet që kanë gjuhët e huaja në zhvillimin dhe aftësitë e komunikimit mes kulturave të ndryshme.

Në botën globale anglishtja konsiderohet si gjuha më e zakonshme që flitet kudo në botë dhe për këtë arsye kjo gjuhë konsiderohet si gjuhë e shkencës, biznesit, aviacionit, teknologjisë, diplomacisë, turizmit etj.

Sipas Ilyosovna. N (2020) gjashtë arsye pse duhet të mesojmëgjuhën Angleze:

1. Është një gjuhë e përbashkët ndërkombëtare;

2. Është gjuha e akademisë;

3. Na jep akses në një mori mediash të shkruara, online dhe të shtypura;

4. Është e dobishme kur udhëtojmë;

5. Është thelbësore nëse dëshirojmë të punojmë në biznes apo tregti ndërkombëtare;

6. Është gjuha e Hollivudit.

Nëse do të flisni anglisht do ta perceptoni botën disi ndryshe sepse anglishtja nuk është vetëm një mjet për të komunikuar por është gjuha që krijon prosperitet në shoqëri.

Anglishja është gjuha që bashkon botën

Referencë

Ilyosovna. N (2020), “The Importance of English Language” International journal on orange technologies Research Parks Publishing (IDEAS Lab) VOL 2 issue 2.

  • Autorja është eksperte edukimi
Share: