Nga Genc Mlloja
Sot mesova se sipas skemes se ‘Paketes se Rezistences’ te qeverise rilindase te kryesuar nga E. R. pensioni me vlere 30.000 lek me kategorizon ‘pensionist i pasur’ ne Shqiperi…
U gezova shume per kete arritje te kesaj qeverie qe me konsideron te ‘pasur’, i paprekur nga kriza, si me qindra mijra bashkemoshatare…
Edhe Cervantesi do ta kishte zili imagjinaten e shthurur diabolike te Don Kishoteve rilindas mbi krijimin e shtreses se ‘pensionisteve te pasur’ ne nje fushe beteje ku kembanat e krizes ekonomike e sociale bucasin ane e kend si jehone e varferise ne rritje e masive nder shtresat e shumta ne nevoje.
Kete alarm e dha edhe Guvernatori i Bankes qendrore i cili paralameroj perkeqesim te gjendjes ekonomike te familjeve te thjeshta.
Mirepo me te vertete i konsideron i pari i Shqiperise mullinj me ere ala don kishoteske shtresat ne nevoje te ketij vendi, te pasurit imagjinar ne skenaret e ‘Paketes se Rezistences’?
Ndoshta ai e sejmenet e tij milionere ‘po’, por populli ‘jo’!
Se ne fund te fundit kafshate qe s’kaperdihet eshte mjerimi…