Home Gjeo-Ekonomia Ukraina: Rusia ka gjasa të kryejë “veprime provokuese” në Moldavi

Ukraina: Rusia ka gjasa të kryejë “veprime provokuese” në Moldavi

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se ushtria ruse do të vazhdojë të godasë objektet e infrastrukturës dhe transportit në mënyrë që të pengojnë qarkullimin e mallrave në vend.

Më tej ata kanë theksuar se forcat ruse mund të kryejnë “veprime provokuese” në rajonin e Transnistria ku separatistët kërkojnë pavarësi nga Moldavia, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën se po kryen agresion ndaj një shteti fqinj.

Gjithashtu, Ukraina thotë se forcat ruse kanë sulmuar edhe impiantin Azovstal në Mariupol, ndër më të mëdhenjtë në vend për përpunimin e hekurit dhe çelikut.

Në një përditësim të veçantë, ushtria ukrainase thotë se forcat ruse kanë humbur rreth 19,500 personel në luftime që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Share: