Ministrja e Jatshme Olta Xhaçka në fjalën e saj gjatë paneleve në hapjetë kongresit të socialistëve u ndal edhe tek çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ajo e cilësoi një padrejtësi izolimin që po I bëhet Kosovës në mes të Europës.
“Në çdo konsultë e mbledhje, në çdo përgatitje vizite e qëndrimi, Kosova është gjithmonë aty. Dhe gjithmonë përpara çdo vendimi e çdo qëndrimi shtrohet pyetja si ndikon kjo tek Kosova? Çfarë mund të bëjmë më shumë për Kosovën? Është një çështje që e ngremë në çdo takim bilateral duke lobuar për njohje e për mbështetje për njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Është një çështje që e ngremë me forcë e pa u lodhur me BE dhe vendet anëtare duke denoncuar me forcë padrejtësinë që i bëhet Kosovës duke e izoluar në mes të Europës pa mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Është një çështje që e kemi prioritet të punës tonë në Këshillin e Sigurimit ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë e ku ende duhet shumë punë”, tha Xhaçka./Opinion.al