Home Gjeo-Ekonomia Zëdhënësi rus:BE s’është qendra e universit, nuk do kërkojmë heqjen e sanksioneve

Zëdhënësi rus:BE s’është qendra e universit, nuk do kërkojmë heqjen e sanksioneve

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse i ka thënë një gazete lokale se Moska nuk do t’i kërkojë BE-së të heqë sanksionet e saj, pavarësisht se Kremlini i kishte përshkruar më parë veprimet e Perëndimit si “luftë ekonomike”.

“Ne nuk do të kërkojmë heqjen e sanksioneve. Ne kemi një kufi sigurie. Dhe Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit”, tha përfaqësuesi Nikolai Kobrinets për Ria Novosti.

Media shtetërore raportoi pretendime se qeveria ruse ka 100 nisma të planifikuara për të kundërshtuar sanksionet.

Të enjten, Rusia kërcënoi gjithashtu se do të ndalonte furnizimin me gaz për vendet e huaja nëse nuk paguanin në rubla./Opinion.al

Share: