Home Gjeo-Ekonomia 9 Maji/E vështirë për Putin që t’i kthejë humbjet në fitore,ka pak...

9 Maji/E vështirë për Putin që t’i kthejë humbjet në fitore,ka pak për të festuar

Presidenti Vladimir Putin i merr seriozisht përvjetorët rusë. CNN shkruan se nuk ishte rastësi që pushtimi i tij në Ukrainë erdhi një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, një festë e arritjeve ushtarake të Rusisë. Ishte në të njëjtin rast në vitin 2014 kur Putini hodhi hapin e parë në aneksimin e Krimesë nga Ukraina, përmes protestave të orkestruara pro-ruse në gadishull.

Putin dhe qeveria e tij kanë thënë vazhdimisht se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special” i tyre është “denazifikimi” i Ukrainës dhe se çlirimi i vendit nga nazistët është një çështje e mbijetesës së Rusisë.

Është një argument që nuk ka peshë reale; një mbulesë flagrante për revanshizmin rus.

Edhe pse makina e propagandës së Kremlinit, ka funksionuar që nga pushtimi në shkurt, do të jetë e vështirë për Putinin që të hënën t’i kthejë humbjet e Rusisë në fitore të vërteta.

Sido që të jetë, operacioni në Ukrainë ka qenë një dështim për të, të paktën në skenën ndërkombëtare.

Share: